Ish-deputeti serb: Vuçiqi e dha urdhrin për Banjskën, prandaj nuk e arreston Radoiçiqin

Dragan Shormaz, deputet i Parlamentit të Serbisë (2001 – 2022), ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk do ta arrestojë terroristin Milan Radoiciq për sulmin në Banjskë, sepse ai vetë e ka urdhëruar që ta përgatisë shkëputjen e veriut nga Kosova.

“E di kush ka folur me Vuciqin dhe kush e ka bërë këtë, por janë disa gjëra që nuk dua t’i ndaj me publikun, sepse nuk bën të publikohen. Unë saktësisht e di që në çdo moment çfarë ka bërë Vuciqi lidhur me Banjskën dhe në çfarë ka rënë pastaj”, ka thënë ish-deputeti i Vuciqit.

Ai më tej ka theksuar se Vuciqi ka pasur qëllim që ta organizojë shkëputjen e 4 komunave veriore nga Kosova.

“Ky ka qenë qëllimi. Përndryshe, çfarë prisnin aty 24 xhipa me përplot municion në Banjskë, e cila ka 5 shtëpi, një manastir dhe banjën ku punojnë 60 njerëz? Kjo ka qenë pika kontaktuese nga e cila është dashur të nisen dhe t’i bllokojnë të gjitha rrugët në veri”, ka shtuar Dragan Shormaz në intervistën e dhënë dje në televizionin serb KTV  i cili është tash kryetar i Këshillit Euroatlantik të Serbisë.

Shormaz më pas e ka shtruar pyetjen se “pse nuk e arreston Radoiciqin, nëse Radoicici nuk është pajtuar me urdhrin e Vuciqit?”.

“Përndryshe, nëse Radoiciqi do ta kishte bërë të gjithën vetë, pse atëherë nuk e arreston Vuciqi atë? Pse po frikësohet nga kjo? Le ta gjykojë në Serbi!”, ka konkluduar ai.

“Pse qenka problem që Radoiciqi të dalë para gjykatës? Ai vetë e ka pranuar se çfarë ka ndodhur! Katër viktima të këtij konflikti janë – tre serbë dhe një polic shqiptar”, ka theksuar Dragan Shormaz

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika