Protestojnë qytetarët e Luginës, kundër pasivizimit të adresave

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë protestuar për të tretën herë, brenda pak muajsh, kundër veprime diskriminuese të autoriteteve serbe ndaj pakicës shqiptare në Serbi, që përfshijnë edhe pasivizikim e adresave

Pamje nga protesta e 3 nëntorit në Medvegjë - RFE

Me moton “Ma kthe adresën”, qytetarë të Luginës, kanë protestuar gjatë së dielës.

Këtë herë në komunën e Medvegjës, me anë të protestës kanë shprehur shqetësimin lidhur me pasivizimin e adresave.

Nevzat Lutfiu, kryetar i këshilli Kombëtar, tha se komuna e Medvegjës mban numrin më të madhë të qytetarëve që iu është pasivizuar adresa.

“Shqiptarët e Medvegjës, nuk do të harrohen dhe se shpopullimi i tyre përmes pasivizimit masiv të adresave nuk do të tolerohet. Viti 2024, shteti Serbi komuna e Medvegjës, një komunë sipas statistikave të fundit zyrtare janë 6 mijë e 360 banorë, janë pasivizuar mbi 4 mijë e 214 qytetarë, a e din bashkësia ndërkombëtare se shumica kanë qenë shqiptarë atokton banorë të Medvegjës”, ka deklaruar ai.

Tutje Lutfiu tek theksoi heshtjen e Bashkimit Evropian, ndaj këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve atje, përmendi kërkesën e BE-së, që ka vazhdimisht për Kosovën.

“Bashkësia ndërkombëtare po promovon me ngulm themelimin e një Asociacionit për komunat me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa po i mbyll sytë ndaj fushatës shpopulluese ndaj Beograditi zyrtarë në Luginën e Preshevës”, ka theksuar ai.

Reagimin e bashkësisë ndërkombëtare e kërkoi edhe deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi që ishte krah protestuesve.

“Medvegja është simbol i metodave perfideve të pastrimit etnik, të një komune nga komunitete e tjera, mjerisht kjo po ndodhë në sytë e BE-së, por kjo sdo të thotë që duhet të ndalemi duhet të vazhdojmë angazhimin tonë në të gjitha frontet, angazhimin politik, instituacional e edhe qytetarë, sepse është i domosdoshëm”, ka deklaruar Kamberi.

Qytetarët e Luginës së Preshevës, që përfshijnë edhe Bujanovcin e Medvegjën, disa herë kanë protestuar për fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar, hap i cili rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika