Trump shpallet presidenti i ri i SHBA-ve, gazetari Rexha shpalos detaje nga vendi i ngjarjes

Kandidati Republikan, Donald Trump është shpallur Presidenti më i ri I Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA], ku ka fituar bindshëm prej 277 vende të siguruara karshi kundër kandidates demokrate, Kamala Harris. Trump është bërë presidenti I 47-të i SHBA-ve.

E gazetari i cili aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA], Xhemajl Rexha në “Rreth e Rrotull” ka thënë se Donald Trump ka fituar bindshëm dhe është “rikthimi politik më i madh historik” me rezultatet e zgjedhjeve të 5 nëntorit.

“Me një president të ri në SHBA-ve. Donald Trump edhe zyrtarisht ka fituar zgjedhjet në SHBA, sipas numërimit të Associated Press, me një ndryshim votash 79 votash. Me shtetin Wisconsin ka fituar ai si president. Shteti që vulosi gjithçka me fitore në Pensilvani. Trumpi ka fituar të shtatë shtetet e luhatshme, pavarësisht sondazheve. Rezultat katastrofal, përkundër investimeve të bërë nga demokratët. Fitorja e Trump është rikthimi më i madh historik politik. Nga humbja e 2020, dhe kthehet me fitore të madhe në 2024. Pritet të ketë fitore edhe më të madhe, mbi 300″, shtoi Rexha.

Rexha ka njoftuar se kandidatja demokrate, Kamala Harris e ka anuluar paraqitjen e saj në Washington D.C dhe qytetarët e kanë braktisur vendin ku ishte planifikuar të zhvillohej. Ai informoi se pritjet për rezultatet se kush do të shpallet fitues kanë qenë se “do të zgjasin me ditë të tëra” por që rezultati u kuptua shumë më herët.


“Ekonomia, migracioni dhe aborti” , janë tri pikat kryesore të fushatës së zhvilluar nga Trump, ku ky i fundit tashmë veçse është Presidenti i Shtëpisë së Bardhë, tha Rexha.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika