IKShPK: Uji nga kanali i Ibër-Lepencit mund të përdoret për pije

IKSHPK ka njoftuar se, pas stabilizimit të furnizimit me ujë nga kanali Ibër-Lepenc, uji në zonën e shërbimit të KRU “Prishtina” dhe KRU “Mitrovica” mund të përdoret për pije

Kanali i ujit te Iber-Lepencit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ka përfunduar monitorimi intensiv i cilësisë së ujit në zonën e shërbimit të KRU “Prishtina” dhe KRU “Mitrovica” pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc më 29 nëntor, në Zubin Potok.

Siç thuhet në një njoftim, pas përpjekjeve për sanimin e gjendjes dhe aktivizimit të by-pass, furnizimi me ujë është stabilizuar dhe që nga data 7 dhjetor nuk ka pasur më restriksione.

Rezultatet e analizave laboratorike për ujin e pijes kanë treguar se uji është brenda standardeve të përcaktuara për konsum nga njeriu.

Kështu, nga data 9 dhjetor, IKShPK-ja njofton se uji mund të përdoret sërish për pije.

“Që nga dita e parë e ngjarjes së fundit në kanalin Ibër-Lepenc, datë 29.12.2024, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë (QRSHP) ka forcuar monitorimin e ujit për pije në zonën e shërbimit të KRU “Prishtina” dhe KRU”Mitrovica”, në Impiantet e trajtimit në Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj.

Nga data 29 nëntor deri me 06 dhjetor janë aplikuar restrikcionet në rrjetet shpërndarëse të këtyre dy kompanive si pasojë e veprimeve të ndërmarra për sanimin e gjendjes në kanal.

Bazuar në të dhënat nga KRU “Mitrovica” dhe KRU ”Prishtina” me aktivizimin e By-pass, furnizimi me ujë nga kanali Ibër-Lepenc është stabilizuar në të gjitha Impiantet e lartcekura për trajtimin e ujit, prandaj që nga data 07.12.24 nuk ka pasur restrikcione që nënkupton furnizim me ujë për konsumatorët për nevoja teknike (higjieniko-sanitare).

IKSHPK gjatë këtyre ditëve nga të gjitha impiantet e lartëcekura ka marrë gjithsej 100 mostra të ujit për analiza fiziko-kimike, 100 për analiza bakteriologjike si dhe 13 mostra për analiza në metale të rënda (në ujin e pa trajtuar dhe ujin nga rrjeti shpërndarës).

Rezultatet laboratorike nga dy laboratoret , IKSHPK dhe QRSHP-Mitrovicë, për katër ditët e fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 06-09 dhjetor-2024) rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes për të gjithë parametrat e kërkuar sipas UA 10/2021 ”Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

Prandaj bazuar në këto rezultate:

Uji që nga sot (09.12.2024) mund të përdoret për pije”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika