Scholz para Samitit të BE-së: Gjermania në mbështetje të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se është shumë e rëndësishme që procesi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor të ecë përpara, dhe për këtë, Gjermania do t'i mbështesë përpjekjet e tyre

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, para Samitit të BE-së

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, para nisjes së Samiti të BE-së, ka thënë se është me rëndësi që shtetet e Ballkanit Perëndimor të marrin mesazh të qartë se i takojnë familjes evropiane.

Ai është deklaruar se Gjermania do t’i mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE.

”Është shumë e rëndësishme që procesi i BE-së në Ballkanin Perëndimor të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet e tyre duhet të çojnë drejt anëtarësimit në BE. Gjermania do t’i mbështesë përpjekjet e tyre, ne ndihemi përgjegjës për suksesin e tyre”.

Ai ka thënë se është detyrë e Gjermanisë që të ndihmojë shtetet e Ballkanit Perëndimor që të arrijnë perspektivën evropiane.

“Ka pasur shumë përpjekje nga këto shtete për të arritur rrugën evropiane. Maqedonia e Veriut si shembull e ka ndërruar emrin për t’u bërë pjesë e BE-së. Me rëndësi është të gjithë të punojmë bashkë me shtetet e Ballkanit Perëndimor që të kenë mundësi të mirë të bëhen pjesë e BE-së. Kanë punuar shumë dhe është detyrë e jona e përbashkët”, është shprehur Scholz.

Udhëheqësit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të takohen me homologët e tyre të BE-së, më 23 qershor për një takim të Ballkanit Perëndimor para samitit më të madh.

Ndonëse Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Serbia janë vende kandidate për t’u anëtarësuar në BE, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova janë vetëm vende kandidate potenciale.

Ky samit do të jetë i fokusuar në zgjerimin e BE-së, por ideja e rritjes së anëtarësimit në klub ende i bën disa vende paksa të turbulluara.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika