Vuçiq: Besojmë në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe rajonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas arritjes në Samitin e Bashkimit Evropian beson në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe rajonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para samitit të BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas arritjes në Samitin e Bashkimit Evropian që po zhvillohet në Bruksel, ka thënë që beson në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe rajonit.

Ai ka thënë në një deklaratë për media para nisjes së samitit, se me dy shtetet e tjera të Ballkanit të Hapur, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, po mendonin bojkotin për shkak të bllokimit të integrimit për dy shtetet.

“Jemi këtu të diskutojmë të ardhmen tonë evropiane dhe besojmë të ketë konkluzione pozitive për Ballkanin. Do të bëjmë më të mirën tonë të kujdesemi për veten”, ka thënë ai, shkruan Tanjug.

Teksa ka komentuar edhe mosvënien e sankisoneve të Serbisë ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, Vuçiq ka deklaruar se ka një përgjigje të gatshme ndaj këtyre kritikave.

“Tashmë kemi votuar kundër agresionit në Ukrainë dhe e përkrahim integritetin territorial të Ukrainës, por edhe të Serbisë që s’është njëjtë për shtete të Bashkimit Evropian. Është çështje e komplikuar dhe s’kam dyshim që do ta diskutojmë sot”, ka thënë ai.

Udhëheqësit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të takohen me homologët e tyre të BE-së, më 23 qershor për një takim të Ballkanit Perëndimor para samitit më të madh.

Ndonëse Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Serbia janë vende kandidate për t’u anëtarësuar në BE, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova janë vetëm vende kandidate potenciale.

Ky samit do të jetë i fokusuar në zgjerimin e BE-së, por ideja e rritjes së anëtarësimit në klub ende i bën disa vende paksa të turbulluara.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika