Bill Clinton, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, u shtrua të hënën në spitalin universitar MedStar Georgetown në Uashington.
Zëdhënësi i tij ka deklaruar se Clinton po u nënshtrohet testimeve dhe vëzhgimit pasi patiethe.
Sipas një deklarate nga Angel Urena, zëvendës shefi i stafit të Clinton, 78-vjeçari u shtrua në spital në orët e pasdites për testime dhe mbikëqyrje.
Gjendja aktuale e Clinton pritet të monitorohet nga afër nga mjekët.
Clinton, 78 vjeç, në vitin 2004, bëri një operacion të katërfishtë në zemër, kurse në vitin 2010 iu vendosën dy stente.
Ai u shtrua në spital edhe në vitin 2021 për një infeksion që u përhap në gjak.
Clinton, një demokrat që shërbeu si president për dy mandate nga janari 1993 deri në janar 2001, ka qenë aktiv edhe pas përfundimit të mandatit të tij.
Ai mori pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike këtë verë në Çikago dhe bëri fushatë në mbështetje të partisë së tij përpara zgjedhjeve të fundit të nëntorit.
Në të kaluarën, Clinton është përballur me disa sfida shëndetësore. Në vitin 2004, iu nënshtrua një operacioni të katërfishtë bajpas për shkak të dhimbjeve në gjoks dhe gulçimit. Një vit më pas, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për një mushkëri të kolapsuar pjesërisht. Në vitin 2010, atij iu implantuan stente në një arterie koronare.