Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shoferit të veturës që ra në lumin Vardar

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte veturën “Audi” e cila në orët e pasdites dje ka rënë në ujërat e lumit Vardari pasi ka dalë nga rruga lokale për në fshatin Rashcë.

Aksidenti i komunikacionit është raportuar dje në ora 16:00 në SPB Shkup. Nga MPB theksojnë se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik.

“Në orën 18:00 nga spitalin “Shën Naum i Ohrit” na njoftuan se nga kalimtarë i kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike. Në orën 21:05, zyrtarët policorë të njësitit “Tigrat” kanë nxjerrë automjetin tip “Audi” nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre persona të vdekur”, njoftojnë nga MPB.

Siç informuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, trupat e tre femrave janë nxjerrë nga automjeti i cili është nxjerrë nga Lumi Vardar.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika