“Pa paragjykime”, Shkoza me dilema për vendimet e PZAP-it

Juristi dhe avokati, Armend Shkoza ka thënë se ka dilema lidhur me vendimet e fundit nga PZAP. Ai ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka “shfrytëzuar” një mundësi brenda procedurës së rregullt administrative lidhur me ankesat e bëra nga KQZ për Listën Serbe.

Shkoda në emisionin “Five” u shpreh se vendimi i Gjykatës Supreme do të jetë vendim përfundimtar e që mund të kontestohet vetëm në aspektin kushtetues.

“Nga informacionet e përgjithshme kemi rrethana diskutabile në raport me aspektin juridik të përpilimit të vendimeve. Ka një problem tek vendimi i PZAP-I, respektivisht tek dispozitivi i këtij vendimi. Konsiderojë se pjesa urdhëruese se ku përcaktohet udhëzimet se si duhet vepruar KQZ-ja, ka pasur paqartësi tek të cilat mund të sjellin konfuzitet në aspektin tekniko-juridik. Lëvizja Vetëvendosje e ka shfrytëzuar një mundësi brenda procedures së rregullt administrative. Duke shfrytëzuar mjetin ndaj vendimit të KQZ-së. Pavarësisht mospajtimeve që mund të kemi ndaj vendimit të PZAP-it, është vendim detyrues i KQZ-së dhe KQZ-ja nuk ka alternative që të korrektojë vendimet e një organi i cili ka kompetencë për të vendosur lidhur me ankesat kur goditen vendimet e së fundit. Sa i përket shfrytëzimit të mjeteve juridike, prap kthehen në procedure të rregullt administrative. Vendimi I Gjykates Supreme si vendim përfundimtar, mund të kontestohet vetëm në aspektin kushtetues”, tha Shkoda.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika