Sulmohet objekti i “Elektrokosmet” në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten mbrëma është hedhur një mjet shpërthyes në një trafo në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës

Mitrovica e Veriut

Në mbrëmjen e së enjtes së 23 qershorit, është hedhur një mjet shpërthyes në një trafo në objektin e distribucionit të energjisë në veri të Mitrovicës.

Lajmin për PortaliD e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti.

“Në orën 22:40 mbrëmë, trafoja besohet se është sulmuar. Besohet se është përdorur mjet shpërthyes. Nga ky shpërthim nuk ka mbetur i lënduar askush”, tha Hoti.

Nga ky sulm, Hoti shtoi se ka vetëm dëme materiale.

Si pasojë e këtij shpërthimi, një trafo është dëmtuar krejtësisht dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika