Arrestohen dy të dyshuar në Lipjan, iu gjetën konfiskuan 10 qese me marihuanë

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të shtunën mbrëma në Lipjan nën dyshimin për tregti me narkotikë. 

Policia ka treguar se rreth orës 20:00 kishte ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 10 qese marihuanë, të cilat janë konfiskuar. 

Është bastisur edhe shtëpia e njërit të dyshuar. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. 

“Lipjan, 11.01.2025 – 20:00. Janë arrestuar dy  te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit te njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë(10) qese te vogla me marihuanë të përgatitura për shitje. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë pasi që dyshohet se i njëjti e kishte angazhuar të dyshuarin e lartcekur për shitjen e narkotikëve. Pas përfundimit te intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë. 

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika