Haradinaj: Kurti, shefi i hajnave të shkojë në prokurori

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurtit duke përmendur qasjen e tij ndaj kategorive të dala nga lufta dhe intervistimin nga prokuroria.

Kurti nuk ka pranuar të shkojë në prokurori për intervistim, derisa ka ftuar këtë të fundit ta presë në zyrën e tij.

Haradinaj në hapje të fushatës zgjedhore të Koalicionit për Kosovën Fituese tha se Kurti po e pengon zhvillimin e Kosovës.

“Shko se neve nuk na vjen marre prej UÇK-së, ne kemi qenë në UÇK dhe kemi luftuar për liri. Shko, sepse e ke fyer dhe poshtëruar nderin e luftëtarit të lirisë. Ti je mercenar, nuk ka mercenar në UÇK. Ti je mercenar dhe shkoni. Shko se i ke penguar punët e Kosovës. Shko, Albin te prokurori, shko, se nuk po dëshirojmë të vidhen rezervat shtetërore, shko sepse nuk dëshirojmë të vidhet buka e ushtarit, s’po dëshirojmë të vidhet energjia, shko te prokurori, merri edhe hajnat e tjerë, shko te prokurori, sepse je shefi i hajnave. Nuk është askush mbi ligjin dhe as ti”, tha Haradinaj, transmeton KP.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika