Ministri Sveçla akuzon strukturat paralele serbe në veri për sulmin ndaj “Elektrokosmet”

Ministri i Punëve të Brendshme, Sveçla ka akuzuar strukturat paralele serbe në veri për sulmin me mjet shpërthyes ndaj objektit të distribucionit të energjisë në veri të Mitrovicës "Elektrokosmet"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se objekti i kompanisë “Elektrokosmet” është sulmuar me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës.

Ai ka akuzuar strukturat paralele serbe për këtë veprim, siç ka thënë, kanë bërë presion ndaj kompanisë.

Siç njofton EO, Sveçla tha se nga sulmi nuk ka ndonjë person të lënduar, pos dëmeve materiale.“Rasti po hetohet nga organet e rendit”, u shpreh Sveçla.

Ndërkaq, në mbrëmjen e së enjtes së 23 qershorit, është hedhur një mjet shpërthyes në një trafo në objektin e distribucionit të energjisë në veri të Mitrovicës.

Lajmin për PortaliD e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti.

“Në orën 22:40 mbrëmë, trafoja besohet se është sulmuar. Besohet se është përdorur mjet shpërthyes. Nga ky shpërthim nuk ka mbetur i lënduar askush”, tha Hoti.

Nga ky sulm, Hoti shtoi se ka vetëm dëme materiale.

Si pasojë e këtij shpërthimi, një trafo është dëmtuar krejtësisht dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.

Sulmohet objekti i “Elektrokosmet” në veri

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika