Hamza: Festave tona do t’u shtohet hijeshia me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, u shpreh se luftëtarët e lirisë nuk do të jenë kurrë vetëm, duke shprehur besimin se festave do t’u shtohet hijeshia me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një tubim para veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se asnjë luftëtarë i lirisë kurrë s’do të jetë vet, siç u shpreh ai, këtu dhe as në Hagë.

Ai po ashtu ka theksuar se beson se festimeve do t’i bashkohen edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohëse ndaj jush, ju qëndroni përjetësisht si shtyllë e shtetit që kemi sot, asnjë luftëtarë i lirisë kurrë nuk do të jetë vet, as këtu dhe as në Hagë”.

“Besojmë fuqishëm se shumë shpejtë festave tona do t’u shtohet hijeshia edhe me presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacen Jakup, Rexhën dhe gjithë bashkëluftëtarët e tyre”, ka theksuar Hamza.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika