Kokajt ia hakojnë llogarinë në Facebook, i kërkojnë para për t’ia kthyer

Sipas njoftimit të Policisë, deputetit të Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, i është hakuar llogaria në Facebook, e për këtë disa persona të panjohur i kanë kërkuar një shumë parash për t'ia rikthyer

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Jahja Kokaj, i është hakuar llogaria e tij zyrtare në Facebook, ndërsa i kanë kërkuar një shumë parash për t’ia rikthyer.

Policia e ka konfirmuar rastin, duke thënë se janë njoftuar mbrëmjen e së premtes rreth orës 20:30, për veprën që ata e cilësojnë si “Hyrje në sistemin kompjuterik”.

“Rr. Ismail Koci, Gjakovë 24.06.2022-20:30, Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur i kanë bllokuar llogarinë e tij në rrjetet sociale si dhe kanë kërkuar nga ai një shumë parash”, thuhet në njoftim.

Edhe i biri i deputetit, Jahja Kokaj, Agon Kokaj përmes rrjetit të tij social në Facebook, ka njoftuar se llogaria e babait të tij është hakuar.

“Zonja dhe zotërinj, dua t’ju njoftoj se Dr. Jahja Kokaj, llogaria e tij në Facebook është hakuar nga dikush, prandaj nëse merrni ndonjë mesazh nuk janë të tij”, ka shkruar ai.

Sipas raportit të Policisë, deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika