Osmani takon liderë botërorë në Samitin mbi inteligjencën artificiale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Paris është takuar me liderë botërorë në Samitin ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale, ku tha se këto takime shfrytëzohen për forcim të lidhjeve diplomatike dhe ekonomike që hapin mundësi të reja.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” njoftoi se është pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe është takuar me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, kryeministrin indian, Narendra Modi, kryeministri kanadez, Justin Trudeau dhe me liderë të kompanive Google, OpenAI dhe Alibaba.

Osmani tha se kanë diskutuar mbi temat që janë në interes të qytetarëve.

“Në prag të Samitit ndërkombëtar për  veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti Macron në pallatin Élysée, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat. Momente si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike dhe hapin mundësi të reja për bashkëpunim. Së bashku me Presidentin Macron, Zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, Kryeministrin indian Narendra Modi, atë kanadez Justin Trudeau, e shumë liderë të tjerë botëror, si dhe liderë të disa prej kompanive më të mëdha botërore si Google, Open AI, Alibaba, etj, kishim mundësi të diskutojmë tema të rëndësishme në interes të qytetarëve që përfaqësojmë”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika