NATO reagon për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova

NATO ka deklaruar mbi tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova, duke theksuar se po përshtaten vazhdimisht me ndryshime, një pjesë e asaj që sipas tyre, është e nevojshme për të qëndruar gati dhe për të siguruar mbështetje të fuqishme për sigurinë dhe stabilitetin në rajone kyçe.

Një zyrtar i NATO-së, për Dukagjinin ka thënë se SHBA-ja e kishte bërë të qartë se pret që aleatët e NATO-s të investojnë dhe të kontribuojnë më shumë në sigurinë e përbashkët.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara plotësisht në Aleancën Veri-Atlantike dhe vazhdojnë të luajnë një rol kyç në misionin paqeruajtës në Kosovë.

“Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës, përfshirë praninë e SHBA-së në Evropë dhe se parandalimi dhe mbrojtja e NATO-s duhet të mbeten të fuqishme. Si pjesë e kësaj, SHBA e ka bërë të qartë gjithashtu pritjen e saj që aleatët e NATO-s të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët. NATO po përshtatet vazhdimisht me një mjedis në ndryshim. Kjo është pjesë e asaj që duhet për të qëndruar gati”, thuhet në përgjigjen e NATO-s për Dukagjinin.

Referuar listës së vendeve që kanë trupa ushtarake në Kosovë, janë më shumti nga Italia me 1 mijë e 258, ndërsa SHBA-ja ka 602.

Ndryshe, të enjten ushtarë nga shumë kombe të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes të KFOR-it u bënë bashkë për një marshim në kampin Bondsteel.

Lidhur me këtë, Misioni paqeruajtës i Aleancës Veriatlantike në Kosovë, përmes një njoftimi ka theksuar se trajnimi së bashku i mundëson KFOR-it të jetë më i fortë së bashku, duke punuar për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet e Kosovës.

Po ashtu, KFOR-i ka potencuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij , bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Forcat ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, punojnë koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika