Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Tre serb të Banjskës kanë kërkuar që një familje me përbërje shqiptare dhe serbe të largohen nga fshati. Policia tha se nuk ka të bëjë me konflikt ndëretnik dhe se janë duke e hetuar rastin.

Fshati Banjskë i Komunës së Zvecanit ishte strehë e dhjetra terroristëve në shtator të 2023-tës e kështu u bë edhe i njohur edhe më shumë.

Por, problem që të jetojnë aty u ka dal disa vendësve për shkak se tre persona kanë kanosur një familje, duke i kërkuar tash e disa herë që të largohen nga fshati.

Televizioni ka marr vesh që kanosja ka ndodhur nga disa qytetar të komunitetit serb ndaj një familjeje të përzier. Gruaja nga Shqipëria ndërsa burri serb i Kosovës.

Detaje për të mos dëmtuar viktimat e kanosjes nuk dhanë shumë Policia që menaxhon veriun.

Por, megjithëkëtë zëvendës drejtori për rajonin e veriut mohon se rasti ka të bëjë me probleme ndëretnike.

“Ne nuk mund të themi që ka konflikt ndëretnik këtu. Për neve është paraqitur një rast kanosje. Një person është intervistuar si i dyshuar dhe dy të tjerë jemi të interesuar me i intervistu mirëpo me siguri nuk ka qenë kërcënim shumë i rëndë sepse personi do të duhej të ishte i ndaluar. Është liruar në procedurë të rregullt dhe gjithë rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë zv/drejtori i policisë për veri, Veton Elshani.

Kjo familje ishin kanosur disa herë, deri sa kishin vendosur ta lajmërojnë Policinë e Kosovës.

“Nuk mund të them diçka për rastin sepse është duke u hetuar por zakonisht nëse kemi kërcënime prej personave më të afërt gjeografikisht atëherë përsëritet disa herë deri sa të lajmërohet në polici, kështu që nuk është diçka e re për neve”, ka shtuar Elshani.

Sipas të dhënave jozyrtare, në rajonin e katër komunave veriore janë diku mbi 17 martesa në mes grave shqiptare të Shqipërisë dhe serbëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika