Numër i vogël i inspektorëve të arsimit, ministria premton rritje

Numri aktual i inspektorëve të arsimit në të gjithë vendin është 29. Sipas ekspertëve të arsimit ky numës është i ulët që të arrihet cilësi. Në ndërkohë, disa student nuk kanë qenë asnjëherë dëshmitar të ndonjë inspektimi nga Inspektorët e arsimit. E është Ministria e Arsimit të cilët i kanë thënë televizionit që janë në proces të 30 inspektorëve të rinj

Njëra ndër punët kryesore të inspektorëve të arsimit është që kjo pikë të zbatohet.

Neni 4  “Kushtet në të cilat organizohet procesi edukativo-arsimor (lokali, inventari, mjetet mësimore,mjedisi etj). që janë të përcaktuara në programin e punës”.

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=17744

Por, disa studentë të fakultetit filozofik asnjëherë nuk kanë qenë dëshmitarë të ndonjë inspektimi të tillë.

“Unë tash e kam përfunduar vitin e parë edhe gjatë këtij viti akademik unë nuk kam hasur me ndonjë inspektor të arsimit. Të paktën në sallat ku ne kemi pasur mbajtje të ligjëratave”, ka thënë studenti, Bleron Bega.

Madje një tjetër thotë se nuk i është drejtuar asnjëherë inspektoratit të arsimit për ndonjë ankesë eventuale.

“Nuk jam ankuar asnjëherë në inspektorat të arsimit, pasi që e kemi këshillin këtu brenda fakultetit filozofik dhe ne ju drejtoheni atyre”, ka thënë Uran Xhemshiti.

E numri i inspektorëve që janë të angazhuar nga Ministria e Arsimit për të gjithë territorin e Kosovës, është 29.

Ish-Ministri i arsimit, Shyqri Bytyqi po thotë se ky numër i inspektorëve të arsimit duhet të rritet.

“Padyshim që rritja e numrit të inspektorëve të arsimit është e një rëndesie të veçantë për vetë faktin që duhet të zbatohet ligji i cili është miratuar në 2019-tën. Ai ligj i cili tashmë është në fuqi i jep shumë kompetenca inspektoratit të arsimit në krahasim me ligjin aktual të cilat kompetenca do të ndikonin në rritjen edhe të përgjegjesisë nëpër shkolla, por padyshim edhe në rritjen e cilësisë”, ka thënë Bytyqi.

Por është Ministria e Arsimit, ajo e cila thotë se është në proces të rekrutimit të inspektorëve të rinj.

“Po do të shtohet numri i inspektorëve edhe për 30 veta. Jemi në proces të rekrutimit”, ka deklaruar Ministria e Arsimit.

Puna e inspektoratit të arsimit dhe inspektorëve është e rregulluar me ligjin për inspektoratin e  arsimit. Ndërsa ata angazhohen për mbikëqyrjen e kritere të pranimit, kritere zyrtare për pranimin e nxënësve dhe të studentëve në institucionet arsimore të të gjitha niveleve.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika