Tadiq thotë se në kohën e tij s’do të mund të mbylleshin qendrat sociale e as Policia e Kosovës të afrohej në Veri

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka shkruar për aksionin e fundit të institucioneve të sigurisë së Kosovës në Veri që ka rezultuar me mbylljen e disa qendrave sociale paralele në Veri.

Ai ka thënë se këto aksione s’janë të vetmet, por janë vazhdimësi.

Tadiq ka shkruar se “nëse mbahet në mend”, kur diçka e tillë të ketë ndodhur ose që Policia e Kosovës t’i ishte afruar Veriut të Republikës së Kosovës gjatë kohës kur kishte qenë president.

“Kurrë”, ka thënë Tadiq me krekosje në llogarinë e tij në “X”.

Mirëpo deklarimi i tij nuk qëndron pasi që Policia e Kosovës në veri të vendit ka operuar që nga themelimi i këtij institucioni dhe po ashtu në vazhdimësi ka ndërmarrë operacione kundër strukturave paralele atje.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika