Kurti: Qëndrojmë me Ukrainën dhe e kuptojmë dhimbjen e popullit

Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova qëndron me Ukrainën në përvjetorin e tretë të nisjes së agresionit rus, duke thënë se “e kuptojmë thellë dhimbjen dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social X tha se solidariteti i Kosovës për Ukrainën s’është vetëm me fjalë, teksa ka përmendur pritjen e gazetarëve ukrainas, dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe kontributin në trajnimin e ushtrarëve ukrainas.

Kurti tha se agresioni rus, që kishte nisur më 24 shkurt të 2022-s, është ngjarje “që ka shkaktuar vuajtje të pamasë ndaj atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre”.

“Në Kosovë, një vend që ka duruar gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – të presim gazetarë ukrainas në vendin tonë, të dërgojmë pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas. Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika