Bajraktari – Gashi: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina raportohet se janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për minerale, e cila konsiderohet kyçe në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ukraina ka sasi të konsiderueshme të mineraleve të rralla të tokës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës.

Ndërsa, Kosova ka sasi të madhe të plumbit, zinkut edhe ferroniklit, kështu ka thënë Zarife Bajraktari – Gashi, profesorësh universitare e departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, dhe se sipas saj, janë shumë të rëndësishme në industri.

Ajo ka theksuar se zinku do të përdoret me të madhe tek pjesa e motorëve pasi është i lehtë ka një rezistueshmëri shumë specifike dhe në anën tjetër e mbron korrozionin domethënë përdoret tek pjesa e motorëve me teknologjitë e reja.  

“Sa i përket Ferroniklit që e kemi në Drenas është një ferrolegur që është hekur metal me ngjyrë të zezë, e cila ka karakteristik shumë të veçantë për shkak se përdoret te çelikut të tenoksit”, ka thënë ajo në emisionin FIIVE.

Ajo ka theksuar se plumbi dhe zinku më tepër është i shtrirë në pjesën e Shalës një pjesë të Vushtrrisë, Podujevë dhe pjesa tjetër në krom të Gjakovës.

“Thuajse krejt rrafsh i Kosovës është me pasuri”, ka deklaruar Bajraktari – Gashi.

Ajo ka thënë se vendit i duhet vetëm një shkritore, pasi sipas saj, nuk mungon asgjë tjetër.

“Me anë të saj të të hapen vende të reja punës  dhe të rritet numri , qëllimi dhe shqetësimi më i madh është numri i të diplomuarve. Është mundësi e pakët që të kenë punësim, deri tash Ferronikeli ka qenë prodhim, faktikisht 2021 është privatizuar për momentin janë duke u përgatitur të marrin një teknologji të avancume shpresoj të fillojë shpejt. Aty kem disa studentë që realizojnë praktiken dhe punësohen po ashtu edhe te Trepça, po shpresojmë një të ardhëm më të mirë për zhvillim të metalurgjisë së Kosovës edhe këto resurse që i kemi t’i shfrytëzojmë për të mirën e vendit”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika