Mbyllet përkohësisht një pjesë e autostrades “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur për qarkullim, pasi ka rrëshqitur dheu

Është mbyllur përkohësisht një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova”, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në segmentin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

Siç ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kjo pjesë do të mbesë e bllokuar për qarkullim automjetesh deri në pastrimin e dheut të shembur.

Ministria ka thënë se për hapjen e autostradës do të njoftojë me kohë.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë. Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative. Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim të Ministrisë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika