Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen ka shkuar në Qeveri te kryeministri Albin Kurti.
Nuk dihet nëse dyshja do t’u drejtohen mediave më pas.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Sorensenit në Kosovë që kur ka marrë detyrën.
Ndër temat e para që do të mund të diskutoheshin gjatë vizitës së tij është edhe zbatimi i Deklaratës për të Pagjeturit, për të cilën palët kishin rënë dakord por takimi i fundit në Bruksel në nivel të ekspertëve kishte dështuar që të zhvillohet por që të sjellë ndonjë rezultat.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e re për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë para disa javësh se gjatë këtij muaji do të shikojnë se si do të ecet përpara në procesin e dialogut, duke përmendur po ashtu edhe faktin se ka kritika ndaj formatit të deritashëm të këtij procesi.