Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Marrëveshja u firmos nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, dhe Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci.

Ministri Vengu, pas nënshkrimit të marrëveshjes, theksoi se kjo deklaratë është një përgjigje ndaj kërcënimeve që paraqiten në një mjedis sigurie të brishtë.

“Kemi një vlerësim të përbashkët të kërcënimeve në një mjedis sigurie të brishtë. Në këtë kontekst, angazhimi ynë për zhvillimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, është më i fortë se kurrë”, ka thënë Vengu.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, theksoi se ky bashkëpunim nuk paraqet një kërcënim për askënd, por është një mesazh i fortë për ata që mund të synojnë të destabilizojnë rajonin

“Synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, mirëpo është gjithashtu është mesazh për ata qe synojnë të kërcënojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Maqedonci.

Ndërkaq, ministri kroat Anushiq e vlerësoi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika