Dëmtohen shenjat e trafikut nga predhat e armëve në Zllash të Prishtinës

Policia e Kosovës të shtunën është njoftuar nga një person se në fshatin Zllash të Prishtinës shenjat e trafikut janë të dëmtuara.

Policia e Kosovës të shtunën është njoftuar nga një person se në fshatin Zllash të Prishtinës shenjat e trafikut janë të dëmtuara.

Sipas raportit policor në vendngjarje është vërejtur se ato janë dëmtuar nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë.

Po ashtu bëhet e ditur se gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë, ndërsa nuk ka të arrestuar.

“Më 12.04.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se shenjat e trafikut janë të dëmtuara. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë të dëmtuara nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika