Konjufca për Shaqirin: Emër i madh i gazetarisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur, Sylejman Shaqiri. Përmes një postimi publik në “Facebook”, Konjufca ka vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Shaqirit në fushën e medias dhe informimit publik.

“Me trishtim mora lajmin se ka ndërruar jetë gazetari Sylejman Shaqiri. Ai do të mbetet një emër i dalluar i gazetarisë, me një kontribut të gjerë e të shumanshëm në radio dhe televizion që prej viteve ‘80,” – ka shkruar Konjufca.

Sipas tij, puna e Shaqirit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ku kishte shërbyer edhe si drejtor i përgjithshëm, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e medias kosovare.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të Sylejman Shaqirit, për humbjen e më të dashurit të tyre. U prehtë në paqe dhe qoftë i paharruar,” – ka përfunduar Konjufca.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika