Haradinaj: Opozita do që procesi i konstituimit të Kuvendit të ecë përpara

“Sot do të mbështetet raporti dhe do të kalojë Kuvendi. Nuk ka diçka politike, por është procedure ligjore. Përgjegjësit՞ ligjore nuk bijnë mbi ata që votojnë, por mbi ata që shkelin ligjin. Ska logjikë me pengu konstituimin e seancës dhe betimin e deputetëve”, deklaroi Ramush Haradinaj para hollit në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se nuk mund të garantojë që partitë që kanë qenë deri më tani në opozitë do të votojnë pro raportit të ri për mandatin e deputetëve.

“Por, ekziston mundësia që opozita ta mbështesë ecjen përpara të procesit. Qëllimi i opozitës është të mos e pengojë ecjen përpara të konsituimit të Kuvendit”, tha Haradinaj.

Raporti i parë për mandatet e deputetëve nuk kishte siguruar vota të mjaftueshme në Kuvend. Tani është bërë e ditur se do të formohet një komision i ri për verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika