Haxhiu: Kemi rënë dakord me të gjitha partitë për votimin e raportit të verifikimit të mandateve

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, bëri të ditur se partitë politike parlamentare janë dakorduar që të votojnë në mënyrë unanime raportin e Komisionit të përkohshëm për Verifikimin e Mandateve.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në takimin konsultativ të sotëm është rënë dakord me të gjitha partitë që të votohet unanimisht raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.

Haxhiu. megjithatë tha se nëse nuk konstituohet Kuvendi, partia e saj është e hapur edhe për mbajtjen e zgjedhje të reja.

Ajo tha se asnjë veprim tjetër nuk e kanë bërë sa i përket dorëheqjeve nga postet ekzekutive, duke përsëritur qëndrimin se dorëheqjet janë dorëzuar më herët te kryeministri.

““Deputetët e kanë obligim të votojnë për verifikimin e mandateve të tyre. Ramë dakord se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është të votojmë unanimisht”, ka thënë Haxhiu.”“Avni Dehari me qëllim konsensusi ndërmjet partive politike na ka ftuar sot për takim konsultativ prej 11:30. Kemi diskutuar se cilat janë mënyra më e mire për daljen nga bllokada e shkaktuar nga opozita. Kemi përmendur disa spektre, vendimi i kuvendit për mosverifikimin e mandateve të deputetëve është vendim I paprecident dhe në rrethana normale, ata që refuzojnë mandatin e tyre, që kanë kundërshtuar mandatin e tyre të zëvendësohen me deputetë të tjerë. Janë përmendur edhe zgjedhjet e reja. Jemi të hapur për datën e zgjedhjeve”, deklaroi ajo.

Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila ka shpjeguar se si do të shkojë seanca. Pritet që fillimisht të votohet për t’i dhënë autorizim të njëjtit Komision ta bëjë edhe një raport për verifikim të mandateve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika