Aktakuzat për korrupsion, Buleshkaj i pakënaqur me trajtimin e rasteve nga ana e gjyqësorit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka treguar se si i kanë zbuluar rastet kur zyrtarët publik i kanë fshehur pasuritë e tyre. 

“Kemi hasur në shumë zyrtarë të cilët nuk i kanë deklaruar pasuritë e tyre të paluajtshme- e që kryesisht janë banesa dhe apartamente. Kjo është pjesërisht për shkak të konfuzitetit që shumë ndërtesa nuk janë përfunduar, [apo] nuk janë pranuar teknikisht- dhe pastaj ato nuk mund të regjistrohen dhe nuk mund të figurojnë si pasuri”- tha Buleshkaj në Kallxo Përnime.

Ai theksoi se rastet janë përcjellë në Prokurorinë e Shtetit, por nuk është “shumë i kënaqur me punën që është bërë dhe as me dënimet e gjyqësorit”.

Aktakuzat e ngritura dhe kallëzimet penale të APK-së, sipas tij, nuk po trajtohen në mënyrë të duhur nga gjykatat.

“Më herët kemi pas mjaft sfida tek sistemi prokurorial, por tash edhe ato pak aktakuza që po ngriten nga kallëzimet tona penale nuk po trajtohen në mënyrë të duhur nga gjyqësori”- deklaroi Buleshkaj.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika