Facebook sheh rritje të përmbajtjes së dhunshme dhe ngacmimeve

Pamja e rrjetit social Facebook

Meta ka publikuar raportin e parë tremujor të integritetit që kur themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg hodhi poshtë rregullat e gjuhës së urrejtjes në fillim të këtij viti dhe ndryshoi qasjen e tij ndaj moderimit të përmbajtjes.

Sipas raportimeve, Facebook ka parë një rritje të përmbajtjeve të dhunshme dhe ngacmimeve.

Bëhet e ditur se raporti shënon herën e parë që Meta ka ndarë të dhëna se si vendimi i Zuckerberg për të hequr rregullat ka ndikuar në platformën e përdorur nga miliarda njerëz.

Është e rëndësishme të theksohet se kompania i paraqet ndryshimet e rregullave si një fitore dhe se ka njoftuar se ka “përgjysmuar” gabimet e saj, ndërsa prevalenca e përgjithshme e përmbajtjes që shkel rregullat e saj “mbeti kryesisht e pandryshuar për shumicën e fushave problematike”.

Megjithatë, ekzistojnë dy përjashtime të dukshme, shkruajnë mediat e huaja.

Përmbajtja e dhunshme dhe grafike u rrit nga 0.06 – 0.07% në fund të 2024 në 0.09% në tremujorin e parë të 2025.

Meta ia atribuoi rritjen “shpërndarjes së shtuar të përmbajtjes që shkel rregullat”, si dhe përpjekjeve të veta për “reduktimin e gabimeve në zbatim”.

Kompania regjistroi gjithashtu një rritje të ndjeshme të prevalencës së bullizmit dhe ngacmimit në Facebook, e cila u rrit nga 0.06 – 0.7%  në fund të 2024 në 0.07 – 0.08% në fund të 2025.

Meta thotë se kjo ka ndodhur për shkak të një “rritjeje” të paspecifikuar të shkeljeve të rregullave në muajin mars.

Duhet të theksohet se kjo është një kategori e veçantë nga rregullat e kompanisë për gjuhën e urrejtjes, të cilat janë rishkruar për të lejuar postimet që synojnë migrantët dhe personat nga komuniteti LGBTQ.

Edhe pse këto duken si përqindje të vogla, edhe rritje të vogla mund të vërehen në një platformë si Facebook, e cila regjistron miliarda postime çdo ditë. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika