Bogujevci: Ka deputetë që do ta votonin Haxhiun me votim të fshehtë

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se ka pasur deputetë që kanë shprehur gatishmëri për të votuar kandidaten e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, raporton Ekonomia Online.

“Në asnjë vend nuk shkruan se, ashtu si fillon seanca, duhet të vazhdojë me votim të hapur apo të mbyllur. Thjesht thuhet se në seancën konstituive mund të votohet me votim të hapur ose të fshehtë. Ne e kemi propozuar këtë, sepse ka pasur deputetë që kanë shprehur vullnet për ta zhbllokuar Kuvendin.

“Këtë e kemi diskutuar mes nesh,” – tha ajo, e pyetur nëse ka pasur deputetë që kanë shprehur gatishmëri për të votuar kandidaten e VV-së, Albulena Haxhiu.

“Ne gjithmonë presim ndryshime. I kemi dhënë të gjitha opsionet, por nuk ka pasur vullnet nga opozita. Kjo është përgjegjësi e përbashkët. Kur bëhet fjalë për çështjen e Qeverisë, është tjetër gjë”.

“I vetmi sulm është ai ndaj viktimave të luftës në Kosovë – është i turpshëm, i rëndë dhe dëmi më i madh që po bëhet.

“Lufta e UÇK-së është ndër më të shtrenjtat që kemi. Kur individë duan të të sulmojnë vetëm pse mendon ndryshe ose i përket një subjekti tjetër politik, atëherë bëjnë sulme të tilla.”

Ndryshe, edhe sot, 4 qershor, do të tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Kur po bëhen katër muaj që prej zgjedhjeve, deputetët ende nuk kanë arritur ta zgjedhin kryeparlamentarin. Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese që ka të drejtë ta propozojë emrin, nuk po arrin ta marrë shumicën e votave për Albulena Haxhiun fillimisht e tash e disa seanca as për të formuar një komision për votim të fshehtë.

Partitë që ishin në opozitë në mandatin e shkuar kanë kërkuar ndryshim të propozimit.

Seancat e dështuara po mbahen çdo 48 orë, sipas rregullores së Kuvendit. Sot mbahet përpjekja e 26-të për konstituim. Seanca do të nisë në orën 11:00.

Çështja tashmë është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika