I hiqet shtetësia e Kosovës një serbi, shkak rrezikimi i sigurisë kombëtare

Nikola Vujoviqit i është hequr shtetësia e Republikës së Kosovës pasi duke shërbyer si pjesëtar i forcave policore të Serbisë ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës, ka thënë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka thënë se Serbia ka punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të veta, gjë që cenon sigurinë kombëtare dhe ka për synim destabilizimin.

“Në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, Serbia ka punësuar shtetas të Republikës së Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cënim i sigurisë sonë kombëtare. Duke pasur parasysh qëllimet agresive të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, adresimi institucional i rasteve të tilla është jo vetëm një çështje e rendit ligjor, por një domosdoshmëri për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe sovranitetit shtetëror. Bazuar në legjislacionin tonë përkatës për shtetësi, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, sot kam marrë vendim për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës për Nikola Vujović, për rrezikim të sigurisë sonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë.Nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë në asnjë formë cënimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës nga kushdo qoftë. Kosova është vendi i gjithë shtetasve tanë dhe nuk do të tolerohet që asnjëri të bëhet instrument i minimit të shtetësisë së saj.

Institucionet tona mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit dhe sigurisë”, ka shkrur Sveqla.

Ndryshe, Televizioni Dukagjini ka mësuar jozyrtarisht se ekziston një numër i konsiderueshëm i rasteve të tjera të ngjashme, ku pjesëtarë të komunitetit serb me shtetësi të Kosovës rezultojnë të jenë pjesë aktive e institucioneve të sigurisë në Serbi.

Sipas burimeve të Dukagjinit thuhet se këto raste janë në proces të verifikimit nga institucionet e sigurisë së Kosovës. Tutje thuhet se pritet të kenë vendime të ngjajshme, me atë të sotit ku Nikola Vujoviqit i është hequr shtetësia e Republikës së Kosovës pasi duke shërbyer si pjesëtar i forcave policore të Serbisë ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Jozyrtarisht, Dukagjini ka kuptuar se ka edhe një numër të konsiderueshëm rastesh të ngjashme, ku pjesëtarë të komunitetit serb me shtetësi kosovare janë pjesë e institucioneve të sigurisë në Serbi. Këto raste janë në proces verifikimi nga institucionet e sigurisë së Kosovës dhe, si rezultat, pritet të ketë edhe vendime të tjera të ngjashme”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika