Task-forca në veri, asnjë rast nuk u raportua i ngacmimeve seksuale nga Policët 

Pas pretendimeve për ngacmim seksual ndaj pjesëtareve komunitetit serb në pjesën veriore të vendit nga zyrtarët policor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë morri vendim të krijoj një task-forcë që do të trajtonte raste të tilla. Udhëheqësi i kësaj task-force po thotë se deri tani nuk ka raportime të tilla dhe se ato që ishin përmendur më parë kanë qenë pretendime të mediave lokale në gjuhën serbe në veri

Përballja e tillë e nënkryetarit të “Demokracia Serbe” me zyrtarë të Policisë së Kosovës pos IPK-së tash do të hetohet edhe nga një task-forcë e krijuar me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.  

Dhe jo vetëm ky rast por kjo task-forcë realisht fillin e kishte për pretendime të mediave lokale në veri që zyrtarët policor po ngacmojnë seksualisht gratë e komunitetit serb.  

Pretendimet me sa duket po bijnë poshtë sepse ndonëse është funksionalizuar që gati një muaj, asnjë raportim i llojit të tillë nuk ka shkuar në drejtim të task-forcës.  

“Asnjë rast nuk e kemi hiq, as që tre vite sa jam unë këtu e as në vitin 2025 nuk ka hic. Një rast ka qenë që më kanë pyetur mediat, dhe më kanë thanë që vetëm kanë dëgju por rast të raportuar ndaj policëve për ngacëmim seksual”, deklaroi Elshani. 

Ndërkohë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci po vlerëson se krijimi i kësaj task force është përgjigja më e mirë ndaj atyre që hedhin këso pretendime.  

“Duke pasur parasyshe që vendi po afrohet për zgjedhjet lokale dhe matanë lumit ibër ekzistojnë disa parti politike që e zmadhojnë problemin më shumë sesa që duhet dhe për këtë arsye është PK-ja që e ka krijuar këtë task-forcë pikërisht për përgjigjien e të gjithve sepse presioni pastaj me ankesat e këtyre partive politike, ateherë përgjigjia si për ndërkombëtarët, si për partitë që kanë pas ankesa kinse për ndonjë diskriminim, sulm që janë proklamuar më përpara, kjo është ajo përgjigjia më adekuate”, deklaroi Dashevci. 

Përpos zyrtarëve policor që janë të përfshirë në këtë task-forcë që udhëhiqen nga Veton Elshani, kjo do të monitorohet edhe nga IPK dhe Misioni i EULEX-it. 

(68) 🔴LAJMET 19:30 -KUSH ËSHTË SERBI QË KOSOVA IA HOQI SHTETËSINË? – YouTube

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika