Greqia ka riatdhesuar 105 qytetarë të saj dhe shtetas të huaj nga Izraeli. Këtë lajm e ka bërë të ditur të mërkurën Ministria e Jashtme e Greqisë, ndërsa konflikti Iran-Izrael është përshkallëzuar.
“Personat e riatdhesuar u transportuan në Athinë nga Sharm El-Sheikh, në Egjipt, në bordin e aeroplanëve të forcave ajrore greke C-130 dhe C-27”, tha ajo në një deklaratë, raporton AFP.
Së bashku me qytetarët grekë dhe familjet e tyre, në fluturim ishin edhe qytetarë të Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë, Qipros, Francës, Gjermanisë, Gjeorgjisë, Hungarisë, Italisë, Lituanisë, Rumanisë, Suedisë, Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara, tha ajo.
Nga ana tjetër, pothuajse 800 qytetarë kinezë janë evakuuar nga Irani që kur Izraeli nisi sulme ushtarake kundër Teheranit javën e kaluar, ka bërë të ditur Pekini sot(e mërkure).
“Aktualisht … 791 shtetas kinezë janë zhvendosur nga Irani në zona të sigurta”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Guo Jiakun në një konferencë të rregullt për shtyp.
“Më shumë se 1,000 njerëz të tjerë janë në proces zhvendosjeje dhe tërheqjeje”, shtoi Guo.
Dhe disa shtetas kinezë janë evakuuar gjithashtu në mënyrë të sigurt nga Izraeli, tha ai.
“Kina shpreh falënderimet e saj për vendet përkatëse për ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë”, tha Guo.