Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve të Istogut

Në Ditën e Çlirimit të Komunës së Istogut, u përurua memoriali kushtuar 34 dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. Ceremonia në fshatin Vrellë u shënua me emocione, në prani të familjarëve të të rënëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë.

Në ditën e çlirimit të komunës së Istogut, të premten u përurua memoriali “Dëshmorët e Kombit” në nderim të dëshmorëve që dhanë jetën për Kosovën.

Mes dhimbjes, mallit e nderimit, në sytë e familjarëve të të ndjerëve, sakrifica e tyre u vlerësua nga udhëheqësja e shtetit.

“Po e përurojmë këtë memorial i cili do jetë përherë dëshmi e gjakut të derdhur e trimërisë e lavdisë që muk do zbehet asnjëherë. Vrellën e Istogut e nderon historia, e nderojnë këta emra të rreshtuar të UÇK-së për lirinë tonë. Ata i treguan botës se Kosova ka bijë e bija. UÇK është zemra e rezistencës tonë kombëtare”, ka thënë Vjosa Osmani  – Presidente e Kosovës.

Fjala e nikoqit, kryetarit Ilir Ferati, nuk ishte vetëm një përshëndetje por një përulje para atyre që zgjodhën të mos jetojnë për vete.

“Ky vend sot flet vetëm me gurë e emra, flet me lavdi e zotim. Ky memorial është dëshmi e përjetshme se Kosova nuk u çlirua lehtësisht por me sakrificë sublime. Këtu po pushojnë ata që zgjodhën të jetojnë përjetësisht”, ka thënë Ilir Fetari, Kryetari i Istogut.

Ai që dikur luftonte me këta dëshmorë, u shpreh krenar të ketë shërbyer përkrah tyre.

“Nuk duhet të fshihemi, duhet t’i rivarrosim të gjithë këtu e sidomos në ditën e Çlirimit. Duhemi bashkë, jo të ndarë. Kemi njerëz shumë që e ruajnë lirinë tonë. Falënderoj luftëtarët e UÇK-së, ju jam mirënjohës atyre që punojnë për sigurinë tonë”, ka thënë Ramush Haradinaj, Ish-komandant në zonën e Dukagjinit.

Në këtë kompleks memorial u rivarrosën javën e kaluar 34 dëshmorë, ndërsa aty janë shkruar edhe emrat e personave, fati i të cilëve nuk dihet.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

Të fundit nga rubrika