Tentimi i ri, histori e vjetër- dështon për të 35-ën herë konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar për të 35-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Sot ishin 51 vota pro komisionit për votim të fshehtë. Por tema që mori më shumë vëmendje në deklarimet e përfaqësuesve politikë ishte kriza me prodhimin e energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Kështu po veprohet për të 35-ën herë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po vijnë në objektin e legjislativit për të marrë pjesë në vazhdimin e radhës të seancës konstituive, por shpresa kanë.

Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së deklaroi “Shpresojmë që sa herë vijmë, të zgjidhet kryeparlamentari. Sot do të flas disa herë, andaj po kursehem.”

Të tjerët te dera duke hyrë e dinë se si do të përfundojë edhe kjo përpjekje.

Fatmir Limaj, Kryetar i NISMËS tha se “Nuk pres asgjë më ndryshe, për faktin se nuk ka pasur ndonjë lëvizje. Kam shpresuar që do të jetë më ndryshe sot. E kemi obligim si deputetë, të gjithë e kanë obligim të vijnë.”

E thumbat nuk i kursejnë ndaj njëri-tjetrit, sikurse Nezir Kraki i LVV-së për LDK-në.

Nezir Kraki, Deputet i LVV-së tha se “Kryetari i LDK-së ka nisur të bindet që është kryetar i LDK-së. Kjo është pak tragji-komike. Faza e parë e tragjedisë ndodh kur ti merr pozitë të cilën nuk e ke merituar, për të cilën s’je. Faza e dytë e tragjedisë ndodh kur ti bindesh që e kemi merituar.”

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, përsëri kërkoi u kërkoi partive të tjera të propozojnë emrat e anëtarëve të komisionit për votim të fshehtë, por përsëri historia u përsërit.

Avni Dehari, Kryesues i seancës konstituive tha se “Për kanë votuar 51 deputetë, kundër ka qenë një. Nuk kemi kuorum, ndërpritet seanca, shihemi më 23 qershor në orën 11:00.”

Si zakonisht, e para pas dështimit të seancave në foltore del PDK-ja, e aty disa fjalë kishte Vlora Çitaku.

Vlora Çitaku, Deputete e PDK-së tha se “Dje pamë lajme të frikshme për krizën buzë kolapsit në sektorin e energjisë. Ftesë publike për reflektim, mjaft është mjaft.”

Për energjinë folën edhe nga LDK.
Besian Mustafa, LDK tha se “Jemi në prag të një krize të re dhe më të thellë të energjisë elektrike, ku prodhimi vendor ka kolapsuar dhe po shkojmë drejt varësisë së plotë nga importi i energjisë elektrike.”

Kurse Dimal Basha nga LVV-ja foli pak për energjinë, ku tha se prodhimi është i ulët për shkak të investimeve që po bëhen, por fokusin ai e pati diku tjetër.

Dimal Basha, Deputet i LVV-së tha se “Asnjë prej tyre nuk dinë me iu kallxu pse kanë ardhur sot nëse nuk votojnë, pse janë çuar në mëngjes, janë vesh, janë ndreq edhe vijnë ulen në ulëset e kuvendit edhe nuk votojnë.”


E, jashtë objektit të Kuvendit, pikërisht për këtë çështje, e patën një diskutim jo shumë të qetë edhe Agim Bahtiri dhe Armend Zemaj

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika