Vitia nuk e mban premtimin, emergjenca e re s’realizohet brenda mandatit

Përkundër zotimeve për funksionalizimin e ndërtesës së re të emergjencës në QKUK, projekti mbetet i papërfunduar në fund të mandatit të ministrit Arben Vitia. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se objekti nuk do të përfundohet me kohë për shkak të dështimit të tenderëve dhe mungesës së ofertave të përgjegjshme.

“Me qëllim funksionalizimit të ndërtesës së Emergjencës është bërë buxhetimi i mjeteve shtesë, me qëllim përfundimin sa më të shpejt”, Arben Vitia, ministër në detyrë i ‘Pastrimi”.

U cilësua si ndër projektet më me prioritet në sektorin e shëndetësisë nga ministri në detyrë i këtij sektori, Arben Vitia në një deklarim të tijin në Komisionin për shëndetësi.

Por, Emergjenca e re e nisur thuajse një dekadë më parë, në fund të mandatit të Vitisë, do jetë në po të njëjtën gjendje sikurse edhe e gjeti.

Kjo ngase tenderi që parashihej enkas për renovimin e objektit këtë vit, dështoi.

|Ministria e Shëndetësisë, më datë 08.01.2024, ka tenderuar aktivitetin e ri për kryerjen e punimeve, me titull “Vazhdimi i Ndërtimit – Qendra e Mjekësisë Emergjente në QKUK”. Ky aktivitet është kundërshtuar dy herë me ankesa në OSHP. Pas rivlerësimit të fundit, më datë 28.05.2025, aktiviteti është anuluar për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme. Shpallja e tenderit nuk ka pësuar vonesa, pasi sapo është finalizuar riprojektimi dhe është siguruar buxheti për vlerën parallogaritare sipas projektuesit”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë. 

Për rrjedhojë, finalizimi i projekti do shtyhet.

“MSh ka planifikuar që objekti të përfundojë brenda tre viteve, duke u bazuar në kontraktimin sa më të shpejtë të punimeve. Megjithatë, duke marrë parasysh se ende nuk kemi kontratë për kryerjen e punëve, ky afat detyrimisht do të shtyhet.”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë

Sipas njohësve të sektorit të shëndetësisë, dështimi i tenderit nuk përbën arsyetim.

“Ka pasur një përpjekje nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për ta renovuar objektin mirëpo tenderi ka dështuar dhe kjo nuk përbën arsyetim për shtyerjen e afatit. Duhet ta ketë mandatin e ardhshëm prioritet kryesor sepse shërbimi emergjent mbetet më i ngarkuari dhe ka nevojë për hapësira të reja. Janë 20 shtretër dhe shërbejnë për të gjithë pacientët. E ka një sallë operative dhe është tejet e nevojshme që të ketë hapësira të reja moderne”, th Bujar Vitia, gazetar i shëndetësisë.

Siç ka raportuar Dukagjini javën e kaluar, hapësirat e objektit të emergjencës po përdoren për magazinim të pajisjeve të vjetra mjekësore ndërsa vlera me të cilën nisi projekti, arrin shumën prej 8 milionë eurosh.

Në një raport auditimi të vitit 2019 për objektin, thuhej se ka pasur mungesë të koordinimit, planifikimit të bazuar në analiza reale dhe qasje jo profesionale në fazat e hershme të projektimit.

Rekomandimet kryesore sipas MSH, ishin të merren parasysh propozimet e menaxherit të projektit për zgjidhje të mëtejshme në mënyrë profesionale dhe në përputhje me standardet dhe të vazhdohet realizimi i projektit sipas planifikimit fillestar dhe qëndrimeve zyrtare të Ministrisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika