Kapet armatim në Zveçan – Policia, KFOR-i e EULEX-i bastisin stallën e kuajve në Vallaq

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të madhe armatimi në fshatin Vallaq të komunës së Zveçanit, pas një bastisjeje të përbashkët me njësitë e KFOR-it dhe EULEX-it.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Dukagjinin se armët janë gjetur në një stallë kuajsh, të fshehura nën tokë brenda dy gypave plastikë.

Ai ka thënë se gjatë bastisjes, përveç njësive të policisë, kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të US-KFOR-it dhe njësi monitoruese nga EULEX-i.

“Pas pranimit të informacionit se në një lokacion të caktuar ka mundësi që të ketë armë, Policia e Kosovës ka reaguar dhe gjatë bastisjes në fshatin Vallaq, Komuna Zveçan, në një shtallë të kuajve kemi hasur  në një sasi të madhe armatimi. Armët, municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë. Gjatë bastisjes prezent ishin përpos njësive adekuate policore edhe US-KFOR dhe njësi monitoruese nga EULEX”, ka theksuar Elshani.

Gjatë dy bastisjeve të tjera, një në Mitrovicë të Veriut dhe tjetra në Zveçan, janë gjetur jelekë antiplumb, fishekë dhe 14 kartela grafike.

Sipas Elshanit, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, por një person është shpallur si i interesuar për intervistim.

Me rastin po merret Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika