Instituti Albanologjik thërret konferencë për media pas reagimit të MAShTI-t për emërimin e u.d. së drejtoreshës së Institutit

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), e cila e cilësoi juridikisht të pavlefshëm emërimin e Meliza Krasniqit si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së këtij institucioni.

Për të sqaruar publikisht këtë çështje, Instituti ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet më 25 qershor, në orën 13:00, në sallën e konferencave të katit të tretë të Institutit.

“Instituti Albanologjik – Prishtinë fton përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në një konferencë për media, që do të mbahet me qëllim të sqarimit publik dhe institucional lidhur me caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit, si dhe për të reaguar ndaj deklaratave të dhëna nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Gjatë kësaj konference do të paraqiten faktet, baza ligjore dhe procedurat e ndjekura nga Këshilli Drejtues, duke sqaruar në mënyrë të qartë legjitimitetin e veprimeve të ndërmarra dhe duke adresuar paqartësitë e krijuara në opinionin publik.

Po ashtu, do të shpalosen disa prej çështjeve thelbësore dhe mangësive që e vështirësojnë funksionimin normal të Institutit, si dhe do të prezantohen fakte të reja lidhur me qasjen e padrejtë, të pashpjegueshme dhe joparimore që MAShTI po ndjek ndaj Institutit tash e një kohë të gjatë.

Pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në informimin e drejtë dhe të balancuar të opinionit publik, si dhe në garantimin e transparencës për çështjet që prekin funksionimin e një institucioni të rëndësisë kombëtare.

Data: 25.06.2025
Ora: 13:00
Vendi: Salla e konferencave, kati III, Instituti Albanologjik – Prishtinë”, thuhet në njoftim e Institutit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika