Vriten shtatë ushtarë izraelitë në Gazë

Shtatë ushtarë izraelitë janë vrarë të martën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, kur automjeti i tyre i blinduar është goditur nga një eksploziv, ka njoftuar të mërkurën një zyrtar ushtarak izraelit.

Gaza, ilustrim

Shtatë ushtarë izraelitë janë vrarë të martën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, kur automjeti i tyre i blinduar është goditur nga një eksploziv, ka njoftuar të mërkurën një zyrtar ushtarak izraelit.

Zyrtari, i cili ka folur në kusht anonimiteti ka thënë se emrat e gjashtë ushtarëve janë miratuar për publikim, ndërsa njëri po mbahet ende konfidencial.

Incidenti është ndër më vdekjeprurësit për ushtrinë izraelite brenda Gazës. Mbi 860 ushtarë izraelitë janë vrarë që nga fillimi i luftës me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 – përfshirë më shumë se 400 gjatë luftimeve brenda Gazës.

Gjithashtu në zonën e Khan Younis, një ushtar është plagosur rëndë të martën nga të shtënat me armë, ka thënë ushtria.

Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, kanë thënë në kanalin e tyre Telegram se kanëe zënë në pritë ushtarë izraelitë që fshiheshin brenda një ndërtese banimi në Rripin jugor të Gazës.

Disa nga ushtarët u vranë dhe të tjerët u plagosën pasi u shënjestruan nga një raketë Yassin 105 dhe një raketë tjetër në jug të Khan Younis, sipas Hamasit. 

Luftëtarët e Al-Qassam më pas e kanë shënjestruar ndërtesën me mitralozë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika