Edhe në takimin e 37-të të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës ka rezultuar e “dështuar” pasi nuk po gjindet një kompromis mes tyre dhe të votohet mënyra e fshehtë për votimin e kandidates për kreun e Kuvendit. Seanca ka nisë 11:00.
Në seancë ishin të pranishëm 92 deputet ku 52 votuan për, ndërsa kundër dhe abstenim nuk kishte.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari ka thënë se seanca do të vazhdoj më 27 qershor nga ora 11:00.
Për 36 herë deri tash, Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese nuk ka siguruar shumicën për ta votuar emrin e Albulena Haxhiut fillimisht për kryeparlamentare, e më pas as komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Partitë që deri tash ishin në opozitë nuk kanë votuar për këtë komision.
Rregullorja e punës obligon deputetët të mblidhen çdo dy ditë për seancën konstituive, e cila konsiderohet e mbyllur pas zgjedhjes së kryesisë. Si rrjedhojë, Kuvendi po mban mbledhje çdo dy ditë tash e më shumë se 70 ditë.
E moskonstituimi po i kushton Kosovës me miliona euro. Mosratifikimi në Kuvend i marrëveshjes së Kosovës me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes nënkupton që Kosova nuk po mund të përfitojë ende nga ky buxhet multimilionësh. Për dallim, Serbia tashmë ka marrë mbi 50 milionët e parë.