Lagjet e larta të Prishtinës pa ujë afro dy muaj,  ujësjellësi pa afat për zgjidhje

Prej afro dy muajsh, Abit Plakiqi nga rruga “Shaqir Tershani” në Prishtinë po përballet me mungesë totale të ujit në shtëpi. Me ndihmë të kufizuar nga ujësjellësi dhe pa zgjidhje afatgjate, familja mbështetet në rezervuarë dhe autobotë për nevojat bazë, ndërsa problemi vazhdon të prekë edhe banorët përreth

Janë nga pikat e fundit që ka rezervuari i shtëpisë.

Kjo është forma e vetme që tash e dy muaj, Abit Plakiqi  ka mundur të sigurojë ujë në shtëpinë e tij në lagjen “Shaqir Tershani” në pjesën e lartë të Prishtinës.

Kjo ngase ujësjellësi nuk ka mundur ta kryej këtë detyrë për tërë këtë kohë duke e lënë pa ujë.

“Ujë qe një muaj e gjysëm s’ka hiç ujë. Rrallë nganjëherë vike ka një orë e dy para tre javësh e herët u ndalke. Unë nuk e hargjiti për çkado se pa ujë s’bon. Po pa të ma keq spo ka.Mungesa, mas pari për kuzhinë nuk ka. Kuzhina e banjo duhet të ketë ujë, janë kryesoret. Tjerat i bëj se me pi e blej, se këta të ujësjellësit vjen i trubullt. Për shëndet, po e blej. M’ka ra goxha shumë me ble tash se s’po ka ujë hiç, s’po mundem me u pastru me ta”, deklaroi Abit Plakiqi, banor në rrugën “Shaqir Tershani” në Prishtinë.

Gatishmëri për të ndihmuar, ai thotë se nuk gjeti as nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Jam anku. Janë ardh para një muaji me një rezervar, na e mbushën po ai 3-4 ditë më shumë s’bani. Ndoshta kanë punë shumë. Që munden me kthy ujin, unë nuk e hargjiti për çkado. Pa ujë s’bon për te tjerat muj boj diçka se banjo, katastrofë pa ujë. Kjo është më kryesorja” tha Plakiqi

E nga ujësjellësi thonë se do të vazhdojnë ta ndihmojnë familjen pa dhënë një afat se deri kur mund të zgjasë ky problem.

GRAFIKË: ARJETA MJEKU, zëdhënëse e K.R.U “Prishtina”

“Është pikë e lartë, ka rritje të konsuimit dhe sot, do iu dërgojmë ujë me auobot. Ata edhe disa pika të larta kanë mungesë të ujit veç kur është nxehti imadh dhe ne ju dërgojmë ujë me autobotë. Janë edhe oepratorët që ndërtojnë banesa që veç kanë filluar të shtrijnë rrjetin e ujit me pëlqim të “K.R.U. PRISHTINA”. Edhe ata, do furnizohen nga ky rrjet” deklaroi Arjeta Mjeku nga K.R.U “Prishtina”.

Probleme të ngjashme kanë edhe fqinjët përreth ndonëse jo aq shpesh sa ka kjo familje, kryefamiljari i së cilës thotë se është viti i parë që kanë probleme të kësaj natyre.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika