Kurtishaj: Për shqiptarët e Kosovës dhe për diasporën tonë, destinacioni kryesor është Shqipëria

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka hedhur poshtë zërat se qytetarët e Kosovës po i largohen Shqipërisë si destinacion turistik. Në një prononcim në emisionin “Debat Plus”, Kurtishaj theksoi se, pavarësisht liberalizimit të vizave në vitin 2024, Shqipëria mbetet zgjedhja e parë për pushime për kosovarët dhe për diasporën.

“Ka disa qytetarë dhe njerëz të ndryshëm që kanë pasur frikë. Me thënë të drejtën, te unë frika nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë asnjëherë që shqiptarët e Kosovës do ta braktisin Shqipërinë,” deklaroi Kurtishaj.

“Gjithmonë kam thënë që për shqiptarët e Kosovës dhe për diasporën tonë, destinacioni kryesor është Shqipëria.”

Ai theksoi se liberalizimi i vizave u dha qytetarëve të Kosovës mundësinë të vizitojnë familjarët e tyre në Evropë, por kjo nuk nënkupton braktisje të Shqipërisë si vend i preferuar për turizëm.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika