“Kosova, lart në agjendën e Trumpit” – Koci: Nëse Ukraina bën koncesione, Rusia mund të detyrohet të njohë Kosovën

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Melazim Koci, ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Kosovën dhe Serbinë, duke i vlerësuar si sinjale pozitive që dëshmojnë përfshirjen e çështjes së Kosovës në agjendën e lartë të politikës së jashtme amerikane.

Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, Koci ka theksuar se përmendja e Kosovës nga presidenti Trump, qoftë në kontekstin e samitit të NATO-s në Hagë apo në deklaratat publike për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nuk është aspak e rastësishme.

“Unë nuk mendoj që ka rrezik dhe që është problematike që Trump e përmend Kosovën. Kemi qenë të brengosur për mos përmendjen, kemi qenë të shqetësuar mos jemi të neglizhuar, që mos jemi të margjinalizuar. Madje ish-ambasadori Chris Hill, 24 orë para deklarimit të zoti Trump tha që Amerika nuk do të merret me çështjen Kosovë-Serbi, kjo është çështje e Prishtinës dhe Beogradit, ju duhet ta zgjidhni. Vetëm 24 orë më vonë, doli deklarata e parë e Trump, e cila tregoi, pos të tjerash që çështja e Kosovës është në agjendën më të lartë të SHBA-ve. Sepse është niveli më i lartë. E demantoi atë çka tha Hill”, ka thënë Koci.

Ai shtoi se përfshirja e Kosovës në retorikën e Trumpit mund të lidhet edhe me kontekstin më të gjerë të negociatave mes ShBA-së dhe Rusisë për Ukrainën.

Sipas Kocit, nëse Rusia kërkon koncesione territoriale nga Ukraina, Trump mund të kërkojë nga Rusia njohjen pavarësisë së Kosovës.

“Trump përmendi edhe herën e parë edhe të dytën që ka evituar një konflikt… mendoj në tersi deklarimet e tij rreth Kosovës, kanë të bëjnë me Ukrainën, por jo domosdoshmërisht në dëm të Kosovës. Sepse zyrtarët e lartë amerikanë, bashkëpunëtorë të Trump, disa herë kanë pohuar që marrëveshje për Ukrainës mes SHBA dhe Rusisë nuk mund të bëhet pa koncesione territoriale të Ukrainës. Sidomos kanë përmendur Krimenë, e cila nuk ka qenë territor i Ukrainës, deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, i është dhëne Ukrainës pasi janë futur në Federatën Sovjetik.

Unë mendoj që Trump është duke e përmendur çështjen e Kosovës, jo kot, jo si formalitet. Nuk e përjashtoj mundësinë që në bisedimet e tij me Putin, që ai i ka bërë publike, që edhe Kosova të jetë në ato bisedime. Nëse thonë që Ukraina duhet të bëjë koncesione në raport me Rusinë, edhe Rusia do të duhej të bënte koncesione me SHBA, sepse në të kundërtën do të ishte kapitullim i SHBA-ve dhe i zotit Trump.

Në ketë rast nuk e përjashtoj mundësin që në bisedime të jetë përmendur, në kuadër të atyre koncesioneve që do t’i bënte Ukraina, edhe Rusia të bëjë koncesion në raport me SHAB-të. Ta zëmë ta njoh pavarësinë e Kosovës, pavarësisht qëndrimit të Serbisë….”, ka shtuar Koci.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika