Edhe pas 30 ditësh të afatit kushtetues nuk ka zgjedhje, thotë Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar vendimin e fundit të Kushtetueses lidhur me bllokimin institucional dhe seancën e stërzgjatur konstituive të Kuvendit.

Sipas Hasanit, është gabim të pretendohet se mund të shkohet në zgjedhje të reja nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Kushtetuesja kërkon përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve

“Pas 30 ditëve e ka thënë shprehimisht që nuk mund të shkohet në zgjedhje. Dhe e ka bërë të qartë. Sepse po të ndodhte një gjë e tillë, që të shkohet në zgjedhje pas 30 ditëve, atëherë mund të futemi në në librin e Guinness-it. Pa pas Kuvend s’mund të shkohet në zgjedhje. Pa parlament të konstituuar”, ka thënë Hasani në një linjë direkte në Debat Plus.

Hasani gjithashtu ka theksuar se nuk mund të ketë votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sipas vendimit të Kushtetueses.

“Edhe këtë e ka bërë të qartë. Që procedurat e konsitutimi të Kuvendit caktohen me Kushtetutë, me rregullore dhe praktike parlamentare deri sot. Që i bien deri sot nuk ka pas votim të fshehtë, deri sot asnjëherë nuk ka pas devijim nga agjenda. Këtë e ka thënë Gjykata, që proceduar janë të qarta dhe dihen”, ka shtuar Hasani.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika