Hargreaves takon Kurtin: Diskutuam për nevojën urgjente për zgjidhjen e ngërçit parlamentar dhe shmangie të përshkallëzimeve në veri

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ku diskutuan për krizën institucionale në Kuvendin e Kosovës dhe për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit.

Përmes një deklarate publike, ambasadori Hargreaves theksoi se ekziston një nevojë urgjente për të zgjidhur ngërçin parlamentar që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit.

Ai nënvizoi rëndësinë e veprimeve të përmbajtura dhe të koordinuara për të shmangur përshkallëzimin e situatës në veri.

“Dje u takova me Kryeministrin në detyrë Kurti. Diskutuam nevojën urgjente për të zgjidhur ngërçin parlamentar, si dhe ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Ramë dakord se është në interesin e të gjithëve të shmangen veprimet përshkallëzuese dhe të ruhet një mjedis i sigurt në rajon, dhe se të drejtat dhe mbrojtjet për të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të respektohen plotësisht. Theksova rëndësinë e diskutimit dhe zgjidhjes së çështjeve të tilla përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ambasadori britanik.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika