MINT: Bie çmimi i naftës për 2 centë

Krahasuar me të enjten e 30 qershorit, të premten e një korrikut, nafta është liruar për dy centë, ndërsa benzina dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), i ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të premten e një korrikut.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.84 euro për litër, çmimi maksimal për produktin Benzinë është 1.75 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal për Gaz është 0.78 centë për litër.

Krahasuar me të enjten e 30 qershorit, çmimi i naftës është liruar për 2 centë, ndërkohë benzina dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes, dhe janë valide 24 orë.

Njoftim

Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.

Sipas vendimit, naftëtarët lejohen të fitojnë 12 centë për litër në shitjet me pakicë dhe 2 centë për litër në shitjet me shumicë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika