Microsoft pushon nga puna më shumë se 9,000 punonjës, divizioni i lojërave e pëson më së shumti

Microsoft njoftoi se planifikon të pushojë nga puna rreth 9,100 punonjës, ose rreth katër përqind të fuqisë punëtore totale.

Më i godituri do të jetë divizioni i lojërave, drejtori i të cilit, Phil Spencer, tha në një mesazh drejtuar ekipit se pushimet nga puna janë të nevojshme për të rritur shkathtësinë dhe efikasitetin, transmeton Telegrafi.

“Po marrim vendime të vështira sot për të siguruar suksesin në vitet që vijnë”, tha Spencer.

Microsoft po shënon rezultate të mira në divizionin e lojërave, por menaxhmenti thotë se investimi selektiv është çelësi i qëndrueshmërisë afatgjatë.

Punonjësit e pushuar nga puna do të marrin pagesë për ndërprerjen e punës, sigurim shëndetësor dhe mbështetje në gjetjen e një pune të re.

Kompania më parë pushoi nga puna më shumë se 6,000 punonjës në maj dhe qershor. Microsoft punësoi rreth 228,000 njerëz në nivel global në qershor 2024. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika