“Koha ka me ardhë – do të dal edhe unë” – Një mesazh guximi nga studioja e Debat Plus pas dy dekadash heshtje

Rrëfimi i parë i ciklit të ri të Debat Plus po vazhdon të sjellë dëshmi tronditëse e të papara më herët.

Një i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës ekskluzivisht në RTV Dukagjini ka thënë se së shpejti do të dalë edhe publikisht për të dëshmuar krimin që i është bërë, duke u frymëzuar nga guximi i të mbijetuarve si Vasfije Krasniqi, Shyhretja dhe Ramadani.

Ka me ardhë dita, edhe shumë shpejt kam me ardhë edhe unë në këtë studio tënde”, i thotë ai Ermal Pandurit, në një moment shumë emocional.

Edhe pse përjetimet e tij janë të rënda, ai thotë se familja ende ndjen frikë për një dalje publike.

“Thojshin, ndoshta të thërrasin edhe ty, a din… nuk e pritshin mirë”, rrëfen ai.

Por vendosmëria për drejtësi është më e madhe se frika.

Ai shpreh gatishmëri për të dëshmuar në gjykatë, edhe në kushte anonimiteti, dhe për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të dhunës.

“Branko Juridiqi e din çka ka ba”, thotë ai qartë dhe prerë, duke rikujtuar një nga emrat që ka përmendur në rrëfimet e tij.

Megjithatë, rruga për të kërkuar drejtësi ka qenë tepër e vështirë.

“Ma mirë u kanë me vdekë se me shku me kallxu”, thotë ai duke përshkruar ndjenjën e poshtërimit dhe rëndesës shpirtërore që e shoqëronte përballjen me institucionet.

Si ish-arsimtar me 13 vite përvojë, ndjente sikur po shtrihej për lëmoshë.

“M’u dok sikur po kërkoj pare”, thotë ai.

Sot, nxënësit e tij janë vetë arsimtarë, dhe ai ndjen një krenari të thellë për ta, megjithëse as ata nuk e dinë arsyen pse ai e ka braktisur profesionin.

Duke reflektuar për të kaluarën dhe të ardhmen, i mbijetuari kërkon më shumë mbështetje për viktimat e dhunës seksuale, sidomos për burrat që shpesh përballen me stigmat dhe heshtjen e dyfishtë.

Prej qejfi s’e kanë ba as ato femra, po kjo ka qenë dhunim i serbëve, i kriminelëve”.

Ai shpreh zhgënjimin e thellë me institucionet, në veçanti me qeverinë aktuale.

Po mesazhi jem është për ta që këta në popull s’kanë mëshirë hiq, bile kjo partia e Albin Kurtit, kjo s’ka mëshirë hiq, hiq s’ka mëshirë, këta s’kanë mëshirë hiq”, shprehet ai.

I mbijeturi i dhunës seksuale i cili në këtë cikël të emisioneve në Debat Plus është i pari, ka dërguar mesazh të qartë, për politikanët që po e injorojnë vuajtjen e të mbijetuarve dhe shoqërinë që paragjykon – “Po mesazhi jem është më i përkrah më shumë këto të dhunës… Jo, jo, se këtë s’e kish ba me dëshirë kërkush, asnjë prej neve s’e kish ba me dëshirë”, ka thënë ai.

Për fund Panduri e ka falënderuar të mbijetuarin e dhunës seksuale për rrëfimin e guximshëm dhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), që ka luajtur rol vendimtar në ndihmën dhe trajtimin e qindra rasteve të tilla.

“Kjo studio është e hapur për ju sa herë që jeni të gatshëm”, ka thënë Panduri duke ritheksuar rëndësinë e zërit të viktimës në një shoqëri që ende mëton të shërohet nga e kaluara e saj e dhunshme.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika